Serie A i rikthehet aktivitetit pas pushimit ndërkombëtar.
Në program gjatë ditës së sotme janë tri ndeshje, atje ku dy prej tyre priten të jenë të shoqëruara me spektakël, shkruan GazetaBlic Sport.
Fillimisht, në ora 15:00, Atalanta do të takohet me Spezian, kurse në ora 18:00 pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesant mes Lazios dhe Juventus.
Skuadra e Allegrit është në krizë të rezultateve, por do të tentojë që pikërisht ndaj skuadrës së Sarrit të bëjë kthesën e madhe.
Krejt në fund, në ora 20:45, Milani do të tentojë fitoren e radhës ndaj Fiorentinës, në “Artemio Franchi”. Kuqezinjtë janë në krye të tabelës së bashku me Napolin në Serie A, atje ku po zhvillon edicionin më të mirë në histori deri më tash.
/GazetaBlic Sport/


