Cult

Rikthehet pas kaq vitesh telenovela e famshme, ky çift nuk do jetë bashkë në sezonin e dytë

12/14/2021 08:22
nga:G C

“Pasionet e Fshehta” (Pasion de Gavilanes) është një nga telenovelat më të suksesshme të kompanisë Telemundo.

Ajo bën fjalë për 3 motra që dashurohen me 3 vëllezër kur në mes është hakmarrja.

Telenovela ka korrur aq sukses sa ka ardhur në shumë versione, por pas më shumë se 1 dekadë vjen sezoni i dytë i versionit më të suksesshëm i vitit 2003, i cili po ashtu nuk është origjinali, por mbetet më i pëlqyeri.


Seriali do startojë në Shkurt të vitit 2022 dhe mezi po pritet nga fansat.

Trailer-i zyrtar tashmë është publikuar dhe nga ajo pjesë e shkurtër shihet se Sara Elizondo dhe Franco Reyes janë të ndarë, ndryshe nga çiftet tjetër kryesor

Tani për tani nuk kanë dhënë më shumë detaje se çfarë do të ndodh me personazhet Natasha Klauss dhe Michel Brown, megjithatë, aktorja kishte deklaruar përmes ‘live’ në Instagram se marrëdhënia mes të dy roleve nuk do të prishet.

“Sepse misteri, pasioni, hakmarrja, drejtësia dhe dashuria janë në gjak”, përfundon ky trailer i prezantuar nga Telemundo.

Telenovela bazohet në telenovelën kolumbiane “Las aguas mansas të vitit” 1994, shkruar gjithashtu nga Jiménez dhe prodhuar nga RTI.
“Pasion de Gavilanes” u shfaq premierë në Telemundo më 21 tetor 2003, ndërsa në Kolumbi u shfaq premierë në Caracol TV.