Lajme

Rikthehet në operim blloku B2, KEK: Garanton stabilitetin e sistemit elektroenergjetik

01/20/2026 22:24
nga:Genita C

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se është rikthyer në operim blloku B2, pas përfundimit të sanimeve, shkruan Reporteri.net.

Në njoftimin e KEK thuhet se njësia është startuar me sukses dhe sinkronizuar me rrjetin rreth orës 20:26, duke garantuar vazhdimësinë e prodhimit dhe stabilitetin e sistemit elektroenergjetik.

“Ky rezultat dëshmon përkushtimin e KEK sh.a. për operim të sigurt, efikas dhe të qëndrueshëm të kapaciteteve prodhuese, si dhe aftësinë e ekipeve teknike dhe menaxhuese për të kryer ndërhyrje preventive dhe riparime të domosdoshme në kohë optimale”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, edhe sot vendi është përballur me reduktime.