Sporti

Rikthehet ‘makthi Origi’ për Milanin, sulmuesi po dështon edhe në Premier League

12/08/2023 20:46
nga:Mergim Rreci

Milani ka një lajm të keq nga tregu i transferimeve, pasi me vetëm 152 minuta futboll të luajtur, Nottingham Forest ka të ngjarë të kthejë Divock Origin.

Reprezentuesi belg ka qenë një dështim i plotë që kur iu bashkua kuqezinjve si agjent i lirë nga Liverpool në verën e vitit 2022, përcjell GazetaBlic Sport.

Në 36 paraqitje konkurruese për klubin, sulmuesi kontribuoi vetëm me dy gola dhe një asistim.

Ai u dërgua në Nottingham Forest në formë huazimi me një opsion blerjeje për 5 milionë euro.

Megjithatë, nuk duket sikur Milani po i merr ato para, sepse Origi ka menaxhuar vetëm 152 minuta futboll këtë sezon të shpërndarë në tetë paraqitje zëvendësuese në Premier League.

Kjo do të thotë se ka shumë pak gjasa që Nottingham Forest të aktivizojë opsionin e tyre për të blerë, kështu që do të dërgojë Origin dhe pagën e tij të madhe në San Siro në fund të sezonit.

28-vjeçari është nën kontratë me Milanin deri në qershor 2026, duke fituar 4 milionë euro neto për sezon (5.2 milionë euro bruto).

/GazetaBlic Sport/