Showtime

Rikthehet Luana Vjollca, jep super lajmin e shumëpritur!

12/17/2021 10:51
nga:Genita C

Moderatorja shqiptare, Luana Vjollca ka kohë që i ka munguar ekranit.

Fansat e saj kanë qenë shumë kureshtar për emisionin “Shiko Kush Luan” i cili me sa duket po ju mungon të gjithëve, shkruan GazetaBlic.

Sipas aludimeve të fundit, Luana Vjolla nuk është më pjesë e “Top Channel” por ditën e djeshme moderatorja ju dha fund të gjitha thashethemeve sa i përket karrierës së saj dhe emisionit të shumë shikuar.

““Zemrat e mia, gjithëëë ju që kërkoni “Shiko Kush Luan”, me 1 janar”- ka shkruar Luana sipër një fotografie të postuar në Instagram.

Luana nuk ka zbuluar se ku do të transmetohet ky emision duke na lënë të kuptojmë se ka hatërmbetje me familjen Hoxha pasi që mbrëmë nuk ishte e pranishme në festën e organizuar për 20 vjetorin e themelimit./GazetaBlic/