Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike, duket se kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëqeverisje në Komunën e Pejës, raporton Gazeta Blic.
Kjo u bë e ditur nga nënkryetari i PDK-së në Pejë, Arton Muhaxheri, i cili ka publikuar një fotografi të Gazmend Muhaxherit dhe Xhavit Halitit, të cilët janë duke nënshkruar diçka.
“Peja në duart e sigurta”, shkruan Muhaxheri në fotografinë e publikuar nga ai.
Gazeta Blic do ju sjell deklaratat e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit dhe Xhavit Halitit.