Sporti

Rikthehet interesi nga Serie A për Brojën, sulmuesi shqiptar mund të huazohet në janar

12/04/2023 13:51
nga:Lorik J

E ardhmja e Armando Brojës mbetet sërish pezull. Sulmuesi shqiptar mund të largohet në janar nga Chelsea, i shitur ose i huazuar, me disa klube që kanë shfaqur interes për bomberin kuqezi.

Pas West Ham dhe Fulham në Premier League, interesi është rikthyer edhe nga Serie A. Bëhet fjalë për Torinon, me “Tuttosport” që raporton se shqiptari do të ishte i duhuri për të zëvendësuar Nemanja Radoncic.

Klubi italian ende nuk ka bërë gati asnjë ofertë zyrtare, por që në janar do të përpiqet që të bindë Chelsea-n në mënyrë që Broja të kalojë në Serie A.

Do të jetë e vështirë shitja, pasi aktualisht Broja vlen 28 milionë euro dhe për një ekip si Torino një shumë e tillë është e papërballueshme, por fillimisht Broja mund të huazohet, me të drejtë blerje me këste.