Showtime

Rikthehet Gjiko, ka një paralajmërim për ndjekësit e tij

04/16/2022 12:22
nga:G C

Reperi Gjiko ka paralajmëruar se shumë shpejt do të publikojë projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “Gjoni”.

Teksa ka publikuar një pjesë të shkurtër në faqen e tij zyrtare në Instagram Gjiko ka bërë të ditur se kënga do të publikohet nesër në ora 14:00.

Projekti i fundit muzikor i Gjikos ka qenë ai Ça bone?”, që e solli në tetor të vitit të kaluar në bashkëpunim me Ledri Vulën dhe Lumi B.

Reperi është mjaft aktiv në skenën muzikore duke mbajtur koncerte të shumta si brenda dhe jashtë Kosove.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GJ I K O (@gjikotheflyboy)