Sporti

Rikthehet Gjermania e frikshme, mposht pastër Francën në Lyon

03/23/2024 22:53
nga:E K

Gjermania rikthehet pas një kohe të gjatë të luajë një ndeshje të madhe. Kombëtarja e drejtuar nga Julian Nagelsmann, fitoi 0-2 miqësoren e fortë përballë Francës në Lyon.

Florian Ëirtz shënoi në aksionin e parë, duke kaluar Gjermaninë në avantazh pas vetëm 7 sekondash. Ky ishte goli i parë me Kombëtaren për 20-vjeçarin e talentuar të Bayer Leverkusenit.

Miqtë e nisën mirë edhe fraksionin e dytë të takimit, teksa dyfishuan me anë të Kai Havertz (49’). Sulmuesi i Arsenalit shfrytëzoi një super asist të Jamal Musialës.