Është rikthyer furnizimi me energji elektrike nga mënstacioni Prishtina 3.
Lajmin e ka bërë të ditur operatori i sistemit, transmisionit dhe tregut të energjisë elektrike të Kosovës – KOSTT.
“Pas një pune intenzive të të gjitha ekipeve të KOSTT, në ora 19:03 është kthyer në operim transformatori TR2 në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 3 dhe është stabilizuar furnizmi me energji elektrike për qytetarët e afektuar. Për shkak të një avarie të madhe të ndodhur me datë 03.04.2024, ekipet e KOSTT kanë bërë një improvizim të përkohshëm që ka mundësuar energjizimin e nënstacionit”, thuhet në njoftimin e tyre.


