Cult

Rikthehet ‘Friends’, zbulohet data e premierës

05/14/2021 15:26
nga:G C

Tashmë është bërë e ditur se seriali i famshëm ”Friends” do të rikthehet për publikun në HBO Max, më datë 27 maj të këtij viti.

“Eshtë zyrtare! Premiera e Friends do të jepet në 27 maj në HBO Max. A mund të jemi më të emocinuar se kaq?”, shkroi Jennifer Aniston në llogarinë e saj të Instagram-it.

Deri më tani dihet se Jennifer Aniston, Courteney Cox, Matt Le Blanc, Lisa Kudroë, David Schwimmer dhe Matthew Perry, nuk do të luajnë bazuar mbi një skenar apo karakteret që jemi mësuar t’i shohim përgjatë viteve. / KultPlus.com