Fjolla Beka, e cila njihet me artin e saj për rregullimin e vetullave dhe që ua ka rregulluar vetullat shumicës së artistëve shqiptar, ka paralajmëruar “surpriza” të reja.
Ajo tha se pos në Prishtinë, do të hap studio edhe në vende tjera shqipfolëse.
Fjolla e cila aktualisht drejton “Brows by Fjolla”, ka paralajmëruar se edhe artiste me famë botërore do të bëhen kliente të saja.
Ajo ka bërë të ditur se para pak kohësh i ishte hakuar edhe faqja e Instagramit, por shton ajo, pavarësisht kësaj sfide, ajo ka arritur suksese të mëdha në punën e saj.
“Pavarësisht pengesave që më shfaqen në punë, nuk ndalem. Përkundrazi, motivohem”, tha ajo.



