Lajme

Rikthehen pritjet në pikat kufitare, deri në një orë tek Dheu i Bardhë

07/22/2023 09:32
nga:Y I

Mërgimtarët ndryshe nga mëngjesi i hershëm, tani janë duke pritur deri në një orë për të hyrë në territorin e Kosovës, nga pikat kufitare tokësore.

Më së shumti pritje ka në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, ku kolona është 1000 metra, teksa pritjet janë deri në një orë.

Ndërkohë, mërgimtarët po presin edhe në Merdarë dhe në Muçibabë, ku pritjet janë deri në 30 minuta.

Në pikët tjera kufitare situata është e qetë, ku pritjet janë nga 5 deri në 10 minuta.

Ndryshe, në orët e para të këtij mëngjesi sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitare, pritjet silleshin nga 10 minuta.