Rikthehet më në fund Superliga e Kosovës në futboll.
Disa ndeshje interesante do të zhvillohet në xhiron e 19-të, shkruan GazetaBlic Sport.
Të premten, Ballkani e pret skuadrën e Dukagjinit, kurse Drita do të përballet me Malishevën në Gjilan.
Të shtunën zhvillohen poashtu dy takime, Llapi – Gjilani dhe Prishtina Suhareka, ndërsa të hënën, Ferizaj e pret Feronikelin.



