Emocionet e Ligës së Kampioneve rikthehen përsëri sot.
Ndeshje jashtëzakonisht interesante janë në program, me gjërat që mund të fillojnë edhe të detajohen në grupe, shkruan GazetaBlic Sport.
Gjithçka do të nisë në orën 18:45 kur Bayern Munich pret Plzen në “Allianz Arena” me bavarezët që kanë fituar dy takimet e para ndaj Barçës dhe Interit. Po në të njëjtën orë do të luhet edhe takimi mes Marseilles dhe Sportingut CP.
Në ora 21:00, Interi dhe Barcelona pritet të zhvillojnë një super përballje. Të dy skuadrat e kanë një humbje dhe nga një fitore në dy ndeshjet e para.
Takim interesant pritet të jetë edhe ai mes Ajaxit dhe Napolit, kurse Liverpool kërkon me çdo kusht fitoren ndaj Rangers.

/GazetaBlic Sport/


