Magjia e Ligës së Kampionëve rikthehet sonte.
Pas një pauze prej dy muajsh, Liga e Kampionëve, kompeticioni më i madh i klubeve të futbollit evropian rikthehet sonte me dy super përballje, shkruan GazetaBlic Sport.
Në Francë, skuadra e PSG’së e mirëpret ekipin spanjoll, Real Madrid.
PSG dhe Real Madrid takohen me fillim nga ora 21:00 në “Parc des Princes”, në kuadër të fazës së eliminimit direkt.
Në të njëjtin orar, Sporting luan ndaj Manchester Cityt në Portugali.
Klubi portugez synon befasinë, teksa “Citizens” duan ta përfundojnë punën që në duelin e parë.
/GazetaBlic Sport


