Sporti

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, sonte zhvillohen dy çerekfinalet e para

04/05/2022 08:42
nga:Mergim Rreci

Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve.

Sonte, zhvillohen ndeshjet e para çerekfinale të kompeticionit më të madh evropian për klube, shkruan GazetaBlic Sport.

“Estadio da Luz” është arena ku do të zhvillohet ndeshja mes Benficas dhe Liverpool, me skuadrën angleze që është dukshëm më favorite në këtë takim. Megjithatë, Benfica ka treguar paraqitje të mira në vazhdimësi dhe këtë gjë mund ta dëshmojë edhe sonte ndaj skuadrës së Jurgen Klopp.

Një ndeshje jashtëzakonisht interesante pritet të zhvillohet në “Etihad Stadium”, atje ku Manchester City i Pep Guardiolas e pret skuadrën më ‘problematike’ për t’u mundur, Atletico Madridin.

Skuadra e Simeones njihet për lojën e veçantë që aplikon, duke mposhtur disa herë edhe skuadrat kryesore që pretendojnë këtë trofe.

/GazetaBlic Sport/