Sporti

Rikthehen diskutimet, Milani po përgatitet për transferimin e Lewandowskit

11/07/2025 16:28
nga:Mergim Rreci

Robert Lewandowski po i afrohet fundit të kontratës së tij me Barcelonën.

37-vjeçari pritet gjerësisht të largohet si futbollisti lirë, dhe e vetmja pikëpyetje është se cila do të jetë e ardhmja e tij?

Sipas rapotimeve të fundit, AC Milan e dëshiron shumë transferimin e tij në ‘San Siro’, transmeton GazetaBlic Sport.

Flitet se agjenti i tij, Pini Zahavi, dhe drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, kanë biseduar për Lewandowskin dhe janë duke menduar nëse duhet ta shqyrtojnë një transferim.

Milani nënshkroi 40 -vjeçarin Luka Modric verën e kaluar nga Real Madridi si transferim i lirë, lëvizje e cila po rezulton me shumë sukses, andaj kjo mund të shtyejë edhe një tjetër përpjekje për të siguruar shërbimet e sulmuesit polak.

Sulmuesit Zlatan Ibrahimovic dhe Olivier Giroud gjithashtu u transferuan në San Siro në fund të karrierës së tyre vitet e fundit, dhe duket se Lewandowski mund të ndjekë gjurmët e tyre verën e ardhshme.

/GazetaBlic Sport/