Lajme

Rihapet për qytetarët Stacioni i Autobusëve, pas dyshimit për eksploziv

12/23/2021 17:29
nga:Y I

Pas më shumë se dy orë, është rihapur Stacioni i Autobusëve.

Kjo pasi ishte bllokuar lëvizja e qytetarëve dhe autobusëve, me dyshimin se një person kishte vendosur eksploziv.

Rreth orës 14:00, policia kishte pranuar një telefonatë nga një person, që dyshohet se e kishte vendosur eksplozivin.

Akoma nuk dihet nëse është gjetur diçka brenda Stacionit të Autobusëve.

LAJMI I FUNDIT: Dyshohet për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia largon stafin