Lajme

Rihapen dyert e Çufo Playland(në të tri lokacionet) Çufo playland – Vendi i familjës tuaj!

10/03/2021 11:13
nga:Gazeta Blic

Të dashur prindër dhe fëmijë, me shumë kënaqësi ju informojmë që nga data 27.09.2021 Çufo Playland ka rihapur dyert!

Pas një pauze 30 ditore të imponuar nga vendimi i marrur i Qeverisë së Kosovës për shkak të situatës pandemike, Çufo Playland ka shfrytëzuar këtë kohë në favor të përmirësimit të ambienteve dhe me fokus të vecant në këndet e lodrave.

ÇufoPlayland ka shtuar aktivitete tek këndet e lodrave në të tri lokacionet e saja, duke u kujdesur që aktivitetet e shtuara të jenë ndërë më të dashurat e femijëve.

OceanBlue (lodra elektrike me presion të ajrit e cila ju mundëson fëmijeve të fusin topat nëpër kanalet e dizajnuara dhe të përcjellin lëvizjen e tyre, lodër shumë atraktive dhe e përshtatme për zhvillimin e logjikës së femijëve).

SoftBox (lodra të buta për krijimin e objekteve të llojllojshme e cila njifët për zhvillimin e kreativitetit të fëmijëve).

LegoBox (katrora të fortë për ndërtimin e objekteve më të vecanta për femijë).

ÇufoPlayland në lokacionin Fushë Kosovë, është kujdesur të rinovojë në tërësi këndin labirint si dhe të rris hapësirën argëtuese të fëmijeve.

Pas cdo ndryshimi te realizuar, sërish ÇufoPlayland ështe kujdesur të mbetet në vijën e dizajnit unik. Dizajn  ky i njohur për të gjithë dhe shumë i dëshiruar nga fëmijët me nj\ë komoditet dhe ambient relaksues për prindërit.

VENDI I FAMILJËS TUAJ!

LOKACIONET Çufo Playland

Çufo Playland – MINIMAX Rr. Ferrid Curri (Dragodan) +383 45 916 133

Çufo Playland – Fushë Kosovë Rr. Dardania +383 45 599 102

Çufo Playland – Emshir Rr. Hysni Gashi Kalabri +383 45 683 700