Rihanna ka demantuar lajmet se është shtatzënë me të dashurin e saj ASAP Rocky.
Këngëtarja 33 vjeçare është bërë objekt i thashethemeve për shtatzëni këtë javë pas paraqitjes në një event në Barbados.
Në vend që të bënte një deklaratë publike, Rihanna vendosi t’i përgjigjej një mesazhi të një fansi që i ka shkruar në Instagram.
“A mund të vij tek festa e foshnjës. Fëmijët tuaj do të jenë të bukur”, tha mes tjerash fansi.
Reagimi i pretenduar i artistes ishte: “Ju nuk keni ardhur në 10 festat e foshnjave të mija. Ju më rritni çdo vit”.



