Atdheu i Rihannës, Barbadosi, dëshiron që ajo të vazhdojë të ‘shkëlqejë si një diamant’.
Këngëtarja u nderua të hënën në vendlindjen e saj Barbados, gjatë inaugurimit presidencial, i cili shërbeu për të shënuar kthimin e vendit në një republikë.
Kryeministrja e Barbados, Mia Mottley i tha turmës: “Në emër të një kombi mirënjohës, por një populli edhe më krenar, ne ju paraqesim të emëruarën për heroinë kombëtare të Barbados, ambasadoren Robyn Rihanna Fenty”.
“Vazhdoni të shkëlqeni si një diamant dhe t’i jepni nder kombit tuaj me veprat tuaja, dhe të bëni merita kudo që të shkoni,” tha Mottley.
Robyn Rihanna Fenty e pranoi çmimin nën duartrokitje të shumta të turmës.
Në orët e para të së martës, Barbadosi u bë republika më e re në botë.


