Showtime

Rihanna lanësoi pizhama “vulgare”

11/30/2021 22:23
nga:Genita C

Rihanna sapo ka lancuar pizhamat, të quajtura ‘vulgare’ në rrjet, me një prerje të hapur tek të pasmet.

Këngëtarja me famë botërore  publikoi modelet e reja, Savage X Fenty në Instagram Stories gjatë fundjavës.

E krijuar për të “treguar atë që dëshironi, stil Savage”, ishte përshkrimi i produktit.

Disa përdorues të Twitter u hutuan nga modeli, duke reaguar, “e dua rihannën, por me të vërtetë kush mund t’i veshë këto pizhama”, ndërsa një tjetër shtoi, “mendoj se jam zyrtarisht i vjetër sepse këto pantallona PJ nga linja e @rihanna më bëjnë të tund kokën dhe duke thënë: “Ah çfarë brezi…”