Showtime

Rihanna hyn në klasifikimin e miliarderëve

08/08/2021 10:48
nga:Gazeta Blic

Klubi i pasanikëve duket se është shtuar me një anëtare të re, Rihanna-n, sipas klasifikimit të Forbes, që e ka përfshirë artisten në renditjen e tij të miliarderëve falë aseteve të saj prej 1,7 miliardë dollarësh.

Rihanna është, gjithashtu, muzikantja më e pasur në botë.

Megjithatë, shumica e pasurisë së saj nuk vjen nga muzika.

Pjesa më e madhe, rreth 1,4 miliardë dollarë, vjen nga “Fenty Beauty”, ku ajo zotëron 50 për qind.

Më pas është edhe kompania e saj e të brendshmeve “Savage x Fenty”, e vlerësuar në 270 milionë dollarë.

Në fund, janë edhe të ardhurat nga karriera e saj si muzikante dhe aktore.