Showtime

Rihanna dhe ASAP Rocky po planifikojnë të martohen në Barbados para lindjes së fëmijës së tyre

02/06/2022 08:19
nga:Donika Fetahu

Rihanna thuhet se do të martohet me të dashurin e saj, reperi ASAP Rocky në Barbados pas lindjes së fëmijës së tyre.

Këngëtarja dhe partneri i saj, të dy 33 vjeç, njoftuan këtë javë se po presin të bëhen prindër, teksa ajo tregoi barkun e rrumbullakosur në një fotosesion emocionues në New York.

Dhe tani, çifti thuhet se po planifikojnë të thonë ‘Po’ njëri-tjetrit në vendlindjen e Rihanna-s në prani të kryeministres, Mia Mottley, 56 vjeç, si kumbare e të porsalindurit.

“Rihanna është mahnitur plotësisht nga ASAP. Ata kanë një lidhje shumë të ngushtë dhe Rihanna ka qenë gjithmonë mjaft tradicionale. Ata do të martohen, me siguri. Ajo u ka thënë miqve se dëshiron të jetë me të përgjithmonë, dhe ai ka thënë të njëjtën gjë”, tha një burim për Sunday Mirror.

“Nuk ka ende plane se kur do të jetë dasma, por nuk do të jetë para lindjes së foshnjës. Ajo gjithmonë ka dashur të martohet dhe ASAP është personi me të cilin ajo dëshiron të jetë përgjithmonë”, tha tutje ky burim.

Burimi shtoi se dasma do të jetë në Barbados për shkak se familja është atje dhe ajo mban një ‘vend të veçantë në zemrat e tyre’, shkruan DailyMail.