Showtime

Rihanna dhe ASAP Rocky bëhen prindër për herë të parë?

05/18/2022 22:49
nga:G C

Rihanna thuhet se ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, sipas një përdoruesje të Facebook, e cila pretendon se punon në spitalin ku ajo lindi. Këngëtarja fituese e Grammy-t konfirmoi për herë të parë shtatzëninë e saj në janar pasi u fotografua me barkun e rrumbullakosur krah A$AP Rocky-t.

Personi në fjalë ka bërë një postim të premten duke pretenduar se ylli me famë botërore ishte gati të lindte dhe se ajo kishte pastruar dyshemenë e spitalit. Menjëherë pas kësaj, ajo postoi një përditësim duke thënë se këngëtarja kishte sjellë në jetë një djalë.