Rigoni, përveç suksesit të jashtëzakonshëm, të arritur ndaj MIRB që i dërgoi ata në “Legends Stage”, u ndal të flasë edhe për “disavantazhet” që skuadra e tij mund t’i ketë ndaj të tjerave.
Sipas tij, skuadra e ka si mangësi mungesën e një stafi të plotë, sikurse skuadrat e tjera.
“Skuadrat e tjera kanë analistë të videove e trajnerë që u ndihmojnë në aspektin mendor. Ne e kemi vetëm një trajner në skuadër. Nuk kemi analizues të videove. Ne flasim shumë për këtë garë, ne i analizojmë ndeshjet vetë”, tha ai.
Rigoni u pyet me shaka nëse e vërente Juanflatron teksa i thoshte që të qetësohej, ai u përgjigj: “Nuk e vëreja fare, nuk e shihja”. /Lajmi.net/


