Skuadra shqiptare, Bad News Eagles ka triumfuar në ndeshjen e parë të IEM Rio Major 2022, kompeticionit më të madh në botë të CS:GO.
Bad News Eagles triumfuan ndaj 00Nation me rezultatin e thellë 16:3, duke shkuar tashmë në serinë 1:0 në “Challengers Stage”, përcjell GazetaBlic Sport.
Ndeshja është zhvilluar në “mapin” Vertigo, ku ekipi shqiptar ishte bindshëm më i mirë.
Sipas HLTV.org, më i miri i ndeshjes ishte rigoN.
Më poshtë keni statistikat e tij: