Lajme

Rigjykimi i rastit për vrasjen e Marigona Osmanit – Vjen reagimi nga Rrjeti i Grave

02/28/2024 08:50
nga:N K

Besarta Breznica, nga RrGK, në një intervistë për GazetaBlic, ka folur rreth vendimit të Gjykatës së Apelit për rigjykimin e rastit të Marigona Osmanit.

Ajo thotë se rasti i Marigona Osmanit, është një prej rasteve që ka pasur dëshmi të shumta.

Tutje, Breniza shton se një vendim i tillë dërgon mesazh për dhunë.

“Vendimet e tilla lejojnë hapsirë për raste të tilla, pasi që nuk është duke zbatuar korniza ligjore që Kosova ka në dispozicion, përveç kësaj vlen të theksohet që një vendim i tillë dërgon një mesazh tek viktimat e dhunës në familje, që ato të jetojnë në ambiente abuzime, dhe të mos raportojnë dhunën me të cilën jetojnë”, deklaroi ajo.

Krahas kësaj, ajo thotë se vendimi i Gjykatës së Apelit, vetëm po e zbehë besimin e garave në organet kompetente.

Tutje ajo ka një mesazh për organet e drejtësisë:

“Rastet e dhunes të trajtohen me seriozitet dhe gjitha rastet e femicidit të trajtohen me denime maksimale, vetëm në ketë menyrë mundemi me dërgu mesazhe vetëdisuese, për të gjithë burrat që janë dhunues në mënyrë që gratë të trajohen seriozisht dhe dinjitetshëm,”, u shpreh ajo për GazetaBlic.

Protestë kundër vendimit të Apelit për ta kthyer në rigjykim rastin e vrasjes së Marigona Osmani