Sporti

Riga – Shkëndija, formacionet zyrtare

07/22/2021 18:02
nga:Mergim Rreci

Shkëndija e Tetovës nis sot rrugëtimin e saj në Ligën e Konferencës, pasi është eliminuar në mënyrë të papritur nga Liga e Kampioneve.

Skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka, ka udhëtuar drejt Letonisë për t’u ndeshur me skuadrën e Riga, ndaj të cilës do të ketë si objektiv padyshim kualifikimin që të mos e cilësojë këtë edicion një dështim të plotë.

Tekniku nuk ka bërë shumë ndryshime në krahasim me ndeshjet e mëparshme të skuadrës së tij, por bie në sy se ka lënë në stol Zejnullain si dhe Hebajn, për të cilin nuk kishte vend në rreshtimin titullar në sfidën e parë të tetovarëve.