Lajme

Riga shiu e rrufe, ky është moti për nesër dhe pasnesër

08/10/2021 18:10
nga:M K

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën do të mbajë mot me vranësira të shpërndara. Derisa të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Sipas IHK-së, të mërkurën priten reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

“Të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës do të zhvillohen dhe do të krijojnë kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesëshme, kryesisht për rreth maleve”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se temperaturat gjatë dy ditëve të ardhshme do të jenë konstante.

“Temperaturat gjatë këtyre dy ditëve do të jenë pothuaj konstante në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-33 gradë Celsius. Indeksi UV vazhdon ti mbaj vlerat e larta dhe këshillat e IKSHP mbeten në fuqi.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë”, bëhet e ditur në njoftim.