Lajme

Ridvan Berisha: Qeveria nuk po i ofron askujt llogari nga arroganca e numrave, gjyqtarët e hetuesia druaj se janë nën frikësim të thellë

2 vite më parë
nga:Q R

Gazetari Ridvan Berisha vlerëson se pushtetit dhe opozitës në Kosovë i mungon kauza, shkruan GazetaBlic.

Sipas tij, qeveria nuk po i ofron askujt llogari nga arroganca e numrave. Derisa thekson se ” gjyqtarët e hetuesia druaj se janë nën frikësim të thellë”

Shkrimi i plotë i tij në Facebook:

Pushteti pa kauzë!
Opozita pa kauzë!
Krejt njejtë, veç llogot partiake ndryshe!
Qeveria përbrenda po bënë ç’t’i dojë qejfi, askujt nuk i jep llogari nga arroganca e numrave, e kjo trimëri po shkon aq larg sa që edhe prokurorët, gjyqtarët e hetuesia druaj se janë nën frikësim të thellë, ekonomia dhe sektorët e tjerë strategjik janë në batak, Kosovën po e trajtojnë si rast social e si pronë të 50.01%!
Rrnofshin gazetarët dhe mediet!