Lajme

Ridvan Berisha i reagon sërish Presidencës: Ligjin nuk mund ta përdorësh për kërcënim Vjosa Osmani, nuk përulem para jush

01/10/2023 11:59
nga:G B

Gazetari Ridvan Berisha ka reaguar ndaj postimit të Presidencës së Kosovës, e cila ka thënë se ai ka gënjyer lidhur me përfshirjen e presidentes Osmani në rastin e Pantiq, raporton Gazeta Blic.

“Deklarata e sotme e Ridvan Berishës gjatë emisionit “Politiko” në Kanal 10, kinse Presidentja Osmani është implikuar në rastin “Pantiq”, është gënjeshtër, sajim dhe shpifje e paprecedentë.

Presidentja Osmani në asnjë rast dhe në asnjë situatë nuk interferon në punën e organeve të drejtësisë. Këtë NUK e ka bërë as në rastin “Pantiq”.

Ky model i takon të kaluarës. Presidentja punon me përkushtim për ta afirmuar Kosovën dhe për ta forcuar sundimin e ligjit dhe rendit.

Liria e fjalës është në funksion të të vërtetës, por jo të shpifjeve. Presidentja Osmani qysh nesër do të ndërmarrë të gjithë hapat ligjor për këtë shpifje të Ridvan Berishës”, thuhet në reagimin e mbrëmshëm të Presidencës.

Ndërsa, Berisha shkruar duke i kërkuar presidentes Osmani që të qetësohet e mos të veprojë tinëz kryeministrit Kurti, duke paralajmëruar se do t’i hedh në gjyq.

“Presidente Vjosa Osmani, mos u nervozo, qetesohu, nuk ben me vepru tinez kryeministrit Albin Kurti!

Me pas genjy une, se kishe marre kaq seriozisht, sakt e din qe keshtu ke vepru, kallxoj te tjera here Albinit, se t’ka sjelle n’pushtet!

Ndale urrejtjen!

Mirupafshim ne gjyq!” ka shkruar Ridvan Berisha.

Ndaj këtij komenti ka reaguar Presidenca, duke i thënë se shpifjet e tilla i marrin shumë seriozisht dhe se do të përballen me ligjin.

“Shpifjet e nivelit të tillë ne i marrim shumë seriozisht. Përballja me ligjin është përgjigja finale”, ka shkruar Presidenca në përgjigjen ndaj Berishës.

Ai ka vazhduar një tjetër koment ndaj saj, duke i thënë Osmanit se jetojmë në demokraci dhe nuk mund ta përdorë ligjin për frikësim dhe se ai nuk përulet para saj, pavarësisht pushtetit që ka.

“Ne demokraci jemi, ku pushtetet jane te ndara e nderurar Vjosa Osmani, operoje me informacione mbi rastin. Ligjin nuk mund ta konsumoni per frikesim, e dini mire qe fare nuk perluem perpara jush megjithe pushtetin qe e keni. Qetesohuni znj presidente ju e Bekim Kupina, keshilltari grindavec i juaji. Finalen natyrisht se mezi pres ta kemi ne gjyq”, ka shkruar gazetari Berisha./Gazeta Blic/