Lajme

Ridvan Berisha i çon në gjykatë ish-drejtuesit e RTK-së

10/14/2024 12:57
nga:N K

Gazetari Ridvan Berisha, i ka dërguar në Gjykatë ish-drejtuesit e RTK-së.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Berisha, ku përmes një postimi në Facebook, ai një hap të tillë e ka cilësuar si “betejë për drejtësi”.

“Një betejë për drejtësi nisi më në fund kundër ish drejtuesve të RTK dhe këtij mediumi! Me mikun dhe civilistin e njohur, avokatin Ekrem Agushi”, thuhet në postimin e plotë të Berishës.