Lajme

Rid Berisha: Demokracia jonë nuk e gëlltitë gjuetinë kundër Vehbi Kajtazit

10/31/2024 20:57
nga:Y I

Gazetari, Rid Berisha, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook pasi gjatë ditës së sotme u gjet një pajisje gjurmuese në makinën e gazetarit, Vehbi Kajtazi.

Berisha ka thënë se është i shokuar nga ky lajm dhe se duhet llogaridhënie deri në fund.

“Jam i shokuar! Demokracia jonë nuk e gëlltitë gjuetinë kundër Vehbi Kajtazi’t, e asnjë gazetarit në Kosovën e vitit 2024. Betejë dhe luftë e pistë, e humbur gjithsesi. Llogaridhënie deri në fund” shkruan Berisha në Facebook raporton “Gazeta Blic”.

Reagimi i plotë: