Sulmuesi i Tottenhamit, Richarlison refuzoi të përshëndeste bashkëvendasin e tij, Gabriel Martinelli gjatë derbit të Londrës Veriore të së dielës, por më vonë kërkoi falje për veprimin e tij.
Në pjesën e dytë, Gabriel Martinelli i Arsenalit shkoi për të goditur nga këndi kur u refuzua nga bashkëkombësi Richarlison, shkruan GazetaBlic Sport.
Siç mund ta shihni në pamjet më poshtë, Martinelli iu afrua shokut të tij – por Richarlisson nuk ia zgjati dorën.
Tifozët brenda stadiumit të Tottenham Hotspur sigurisht që u argëtuan nga përballja, por Arsenali qeshi i fundit pasi fitoi 0-2 dhe mori tre pikë të arta.
Ja pamjet:
Momento em que Gabriel Martinelli tenta cumprimentar Richarlison e é ignorado.
? Reprodução pic.twitter.com/efQVBk13AD
— Planeta do Futebol ? (@futebol_info) January 16, 2023


