Shokët e skuadrës në Tottenham, Richarlison dhe Heung-Min Son patën fat të ndryshëm në Kupën e Botës të hënën, me Brazilin që eliminoi Korenë e Jugut me rezultatin 4-1.
Në fund, braziliani ngushëlloi publikisht kolegun e tij, i cili pak para fillimit të kompeticionit dëmtoi fytyrën dhe çdo ndeshje duhej ta luante me maskë.
“E di sa luftove për të qenë këtu dhe prandaj je hero për popullin tënd”, ka shkruar Richarlison, duke ilustruar me një foto të të dyve të përqafuar.
/GazetaBlic Sport
I know how hard you fought to be here and that's why you're a hero to your people @Sonny7! ????? pic.twitter.com/tqBA8D6FZC
— Richarlison Andrade (@richarlison97) December 6, 2022