Showtime

Richard Simmons zbulon se kishte kancer të lëkurës

03/20/2024 14:27
nga:N K

Richard Simmons ka folur rreth shëndetit të tij.

Ai ka treguar se është përballur me kancer të lëkurës.

Richard i cili është tërhequr kryesisht nga syri i publikut që kur ishte ikonë e gjimnastikës në fund të viteve ’80, bëri një tregim të detajuar të ditës kur mori vesh se kishte kancer.

“Nuk isha i mpirë. Doktori filloi të digjte pjesën e lëkurës, një lot më ra në faqe. Nuk mund të qaja gjatë këtij intervenimi, por ai më fshiu lotët. Djegia më lëndoi vërtet lëkurën. Ajo zgjati rreth 30 minuta”, tha ai.

Richard Simmons

Përditësimi shëndetësor i 75-vjeçarit erdhi një ditë pasi ai ngjalli shqetësim te fansat kur përmendi se po “vdiste” në një postim tjetër në Facebook. Më vonë ai e zgjeroi atë që donte të thoshte me mesazhin e tij origjinal.

“Unë nuk po vdes”, sqaroi ai në një postim në Facebook më 18 mars. “Ishte një mesazh për të thënë se si duhet të përqafojmë çdo ditë që kemi. Më falni për këtë konfuzion”.