Sporti

Ribery mund të transferohet tek skuadra e njohur italiane

08/30/2021 13:46
nga:Lorik J

I lirë që nga përfundimi i kontratës së tij me Fiorentinën, Franck Ribery po kërkon një sfidë të re dhe mund të kthehet në një klub tjetër të Serie A.

Sipas Corriere Della Sera, ish-reprezentuesi francez është shumë afër transferimit tek Lazio.

Ish -lojtari i Bayern Munich është ende pa ekip dhe kështu ai mund të jetë një opsion urgjence për t’i siguruar trajnerit Maurizio Sarri një sulmues të ri.

38-vjeçari Ribery bëri 29 paraqitje në Serie A sezonin e kaluar për Fiorentinën. Ai shënoi dy gola dhe dha shtatë asistime, duke dëshmuar se ai ende mund të luajë rregullisht pavarësisht moshës së tij.

/GazetaBlic Sport