Lajme

Riad Rashiti shpalos zotimet për Gjilanin: Ne i kemi zgjidhjet e mundësitë, mbi të gjitha e kemi vullnetin

10/06/2025 19:27
nga:G B

Riad Rashiti, kandidat i PDK-së për kryetar të Gjilanit, ka treguar zotimet e tij për këtë komunë, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se zotimet s’do të mbesin vetëm premtime dhe se kanë zgjidhje për të gjitha, e po ashtu vullnet për t’i realizuar.

Postimi i tij i plotë:

Zotimet tona për mirëqenien e të gjithëve, nuk do të mbesin vetëm premtime. Ne i kemi zgjidhjet e mundësitë, mbi të gjitha e kemi vullnetin!

♦️Funksionalizimi i ‘Fshatit të Lumtur’.

♦️Subvencionimi i fëmijëve me afësi të kufizuar (nën 18 vjet) 100 euro çdo muaj.

♦️Mbështetje financiare 200 euro çdo muaj për nënat e fëmijëve me aftësi të kufizuar nën 18 vjet.

♦️Krijimi i fondit emergjent për nevojat e paprituara të rasteve nën menaxhim nga QPS.

♦️Sigurimi i pajisjeve shkollore, veshmbathjeve etj, për fëmijët e familjeve përfituese të asistecës.

♦️Subvencionim i familjeve strehuese dhe nënave vetushqyese.

♦️Rritje e fondit për mbështetje me pako ushqimore për përfitues të asistencës sociale.

♦️Subvencionimi i punësimit të personave me aftësi të kufizuar.

♦️Qasja në informacion për personat e shurdhër.

♦️Forcimi i bashkëpunimit qendër për punë sociale-prind-kujdestar-shkollë.

♦️Krijimi i task-forcave profesionale për ndihmë psiko-sociale për fëmijët në konflikt me ligjin, e përdoruesit e substancave psiko-aktive.

♦️Vëmendje e ndihmë institucionale e përhershme për viktimat e trafikimit, krimeve seksuale, dhunës në familje, të moshuarve pa përkujdesje, e kategorive tjera në gjendje të nevojës sociale.

♦️Ndërtimi i shkollës burimore regjionale.