Lajme

Rezultati përfundimtar në Prishtinë, kaq vota mori Rama dhe Vitia

11/18/2021 21:26
nga:Q R

Ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, të cilat i takonin raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 21 Komunave që u mbajtën më 14 nëntor.

GazetaBlic ka siguruar edhe rezultatet përfundimtare në komunën e Prishtinës.

Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka grumbulluar gjithsej 41746 vota, ndërkaq Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje 40133 vota.

Përfundon numërimi i të gjitha votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta, ky është rezultati