Lajme

Rezultati i dobët në zgjedhje, Abdixhiku mbledh Kryesinë e LDK-së pas dorëheqjeve dhe pakënaqësive

01/19/2026 15:19
nga:Genita C

Rezultati i dobët në zgjedhje ka nxitur reagime brenda LDK-së, ku kryetari Lumir Abdixhiku ka mbledhur Kryesinë e partisë pas dorëheqjeve dhe pakënaqësive të shprehura nga anëtarët.

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha se kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku “e ka kry”.

“Ka vepru ai, e ka kry”, tha shkurt Gashi, teksa hynte në selinë e partisë.