Fitoret e Lazios dhe Milanit, si dhe barazimi i Romës, kanë bërë që Italia të ‘nisë arratinë’ në krye të renditjes së ligave europiane dhe të jetë gjithnjë e më pranë të fituarit të një skuadre të pestë në edicionin e radhës të Ligës së Kampionëve.
Aktualisht Italia kryeson renditjen me 14.714 pikë, e ndjekur nga Bundesliga me 13.928 pikë, me katë të fundit që nuk arritën të ruajnë ritmin, pas paraqitjeve zhgënjyese të skuadrave përkatëse këtë mesjavë në Europë.
Sipas formatit të ri të Champions Leagues, dy ligat e para europiane shpërblehen me një vend shtesë, ose me 5 skuadra gjithsej në Champions, teksa me renditjen aktuale janë Italia dhe Gjermania që përfitojnë.
Megjithatë Anglia është shumë pranë dhe për më tepër, ka ende edhe shumë skuadra në garë, teksa më e vështirë duket gara për Spanjën e Francën, që janë përkatësisht në vendin e katërt dhe të pestë të renditjes.
Renditja:
Italia – 14.714 pikë (Një vend shtesë në Champions)
Gjermania – 13.928 pikë (Një vend shtesë në Champions)
Anglia – 13.875 pikë
Spanja – 12.937 pikë
Franca – 12.250 pikë