Bayern Munich vendosi të ndajë rrugët me trajnerin Thomas Tuchel në fund të sezonit, pas rezultateve të pasuksesshme në Bundesliga.
Sipas Sky Sport, drejtuesit e Bayern Munichut kanë vendosur të ndahen me Thomas Tuchel në fund të sezonit. Me humbjen e dytë radhazi në kampionat, Bayern Munich ka mbetur 8 pikë pas Bayer Leverkusen, i cili është në krye, përcjell GazetaBlic Sport.
Skuadra gjermane humbi 1-0 si mysafir ndaj Lacios në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve. Rezultatet e dobëta janë tregues i një rënie të ndjeshme në performancën e Bayern Munich. Për këtë arsye drejtuesit e klubit vendosën të ndryshojnë trajner.
/GazetaBlic Sport/


