Pas numërimit të 76,46 për qind të votave në Vushtrri, Ferit Idrizi vazhdon të prijë për kah numri i votave.
Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Vushtrrisë ka 36,64 për qind të votave, i ndjekur nga kandidati i LDK-së për kryetar, Xhafer Tahiri, me 33,98 për qind të votave.
Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar komune, Arsim Rexhepi, ka 25,99 për qind.



