Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve të Maqedonisë së Veriut ka publikuar rezultatet e para për zgjedhjet presidenciale.
Sipas të dhënave të KSHZ-së, nga 62 për qind e votave të numëruara Gordana Siljanovska ka marrë 361.279 ose mbi 64 përqind, ndërsa Stevo Pendarovski ka marrë 166.120 vota ose mbi 29 për qind.
Edhe në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, Gordana Siljanovska-Davkova kishte fitore bindëse.