Sporti

Rezultatet e plota të ndeshjeve në Europa League

10/24/2024 23:06
nga:Mergim Rreci

Ishin padyshim rezultate të pritshme nga secila prej sfidave.

Favoritët nuk kanë zhgënjyer aspak në sfidat e fundit të mbrëmjes së kësaj të mërkure dhe të fundit për xhiron e tretë të fazës ligë, të UEFA Europa League, duke arritur fitore tejet të rëndësishme në garën për kualifikimin më tej.

Kështu, supersfida e mbrëmjes Fenerbahce-Manchester United është mbyllur në paqe, me “Djajtë e Kuq”, që sigurojnë kështu barazimin e tretë radhazi në kompeticion, teksa për golat menduan Christian Eriksen për skuadrën e Ten Hag, ndërsa për djemtë e Jose Mourinho topin në rrjetë e dërgoi “bomberi” maroken, Youssef En Nesyri.

Fitoret e radhaës siguruan Athletic Bilbao dhe Tottenham me “Baskët” që triumfuan 1-0 pas golit të Nico Ëilliams ndaj çekëve të Slavia Prague, ndërsa djemtë e teknikut Ange Postecoglou, triumfuan po me shifrat 1-0 ndaj holandezëve të AZ Alkmaar, pas 11-metërshit të shënuar nga Richarlison.

Triumfin e tretë në vetëm tre ndeshje e arritën edhe “Shqiponjat” e Lazio, të cilat mundën me shifrat 2-0 holandezët e Tëente, në shtëpinë e këtyre të fundit pas golave të Pedri dhe Gustav Isaksen, në minutat 35’ e 87’.

Në sfida të tjera, Ranger i Nedim Bajramit siguroi fitoren 4-0, ndaj rumunëve të Steaua Bucuresti me “fantazistin” e Kombëtares i cili ishte titullar. Titullar ishte edhe Ernest Muçi te Besiktas, i cili fitoi 1-0 ndaj francezëve të Lyon. Anderlecht fitoi 1-0 ndaj Ludogorets, Porto mundi 2-0 Hoffenheim, ndërsa Malmo u mund 1-0 nga Olympiacos.