Sporti

Rezultatet e ndeshjeve të para të ‘Play Off’-it në Ligën e Kampionëve

08/21/2024 23:01
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar ndeshjet e para kualifikuese të Play Off-it në Ligën e Kampionëve.

Young Boys nga Zvicra ka triumfuar në ndeshjen e parë ndaj Galatasaray me rezultat 3 me 2, shkruan GazetaBlic Sport.

Sparta Prague e Ermal Krasniqit e Albion Rrahmanit siguroi fitore në transfertë ndaj Malmos, 0 me 2.

Salzburg e mposhti Dynamo Kievin poashtu me rezultat 0 me 2, kurse Midtjylland dhe Slovan Bratislava barazuan me shifrat 1 me 1.

Ndeshjet kthyese zhvillohen pas një jave.

/GazetaBlic Sport/