Milani konfirmoi se trajneri Stefano Pioli do ta drejtojë ekipin, pavarësisht kolapsit me Sassuolo.
Siç shkruan La Gazzetta dello Sport, pas ndeshjes nuk ka ardhur asnjë thirrje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por në San Siro, CEO Giorgio Furlani, drejtori Paolo Maldini dhe drejtori sportiv Massara janë takuar dhe ata trajtuan temën e krizës, të cilës më vonë iu bashkua edhe trajneri.
Trajneri i Scudettos është i palëvizshëm dhe sigurisht nuk e ka humbur mbështetjen e klubit.
Dje Maldini, Furlani dhe Massara ia kanë përsëritur njëri-tjetrit edhe privatisht.
/GazetaBlic Sport


