Lajme

Rezulon negative në testin për COVID-19 pacientja që u infektua me variantin afrikan

06/10/2021 09:54
nga:M K

Para disa ditëve në vendin tonë është regjistruar mbërritur rasti i parë i personit të infektuar me variantin afrikan të koronavirusit.

Sot, infektologu Izet Sadiku ka treguar për gjendjen e pacientes e cila është duke u trajtuar ne klinikën infektive.

Sadiku tha se gjendja e saj është stabile dhe se ditën djeshme pasi ajo i është nënshtruar testit PCR ka rezultuar negative.

“Ka përmirësime dhe gjendja e saj është stabile, në ditën e djeshme pacientja në testin PCR ka rezultuar negative”, tha ai në T7.

LEXO EDHE:

Kurti gati për Samitin e krerëve të Ballkanit Perëndimor, ndalet në Prizren për të shënuar përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit